Zjarr i përmasave të mëdha në Klos, flakët përhapen në zonën pyjore, rrezikohen edhe linjat e tensionit të lartë

Zjarr i përmasave të mëdha në Klos, flakët përhapen në zonën pyjore, rrezikohen edhe linjat e tensionit të lartë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë ditën e sotme zonën në Plan të Bardhë të Bashkisë Klos, duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme toke dhe duke u përhapur edhe në një pjesë pyjore. Siç shihet edhe nga pamjet, flakët e mëdha, të favorizuara nga era, kanë përfshirë me shpejtësi terrenin, ndërsa zjarri ka shkrumbuar edhe një pjesë të shpatit të malit ku ndodhen disa ndërtesa. Sipas informacioneve të fundit, rrezikohen edhe 2-3 banesa të braktisura që ndodhen pranë vatrës së zjarrit, një prej të cilave është shkrumbuar nga flakët. Situata paraqitet problematike, pasi flakët kanë arritur deri pranë aksit rrugor Klos-Bulqizë dhe pranë telave të tensionit të lartë të energjisë elektrike. Për përballimin e situatës janë angazhuar forca të shumta. Në mbështetje të...