Trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Elbasan, varg kilometrik automjetesh
Një varg kilometrik automjetesh u formua këtë të premte në dalje të autostradës Tirane- Elbasan. E njëjta situatë përsëritet çdo fundjavë ku shumë qytetarë udhëtojnë drejt Pogradecit, Korçës ose bregdetit shqiptar. Rrethrrotullimi i Bradasheshit, siç tregonin të dhënat e Google Maps në orën 18:30, ishte më i ngarkuari dhe për të kaluar në këtë segment nevojiteshin plot 29 minuta Policia Rrugore u angazhua në terren për menaxhimin e situatës.
Burimi:
gijotina.com