U kapën me armë zjarri në Gjashtë dhe dyshohej se do kryenin vrasje, jepen masat e sigurisë për të ndaluarit!
Është zhvilluar ditën e sotme seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj 5 personave të arrestuar mbrëmjen e së hënës në fshatin Gjashtë të Sarandës me dy armë zjarri pistoletë. Para gjyqtarit Mexhit Doci dolën 26-vjecari Alfred Kaja dhe 33-vjeçari Sidorel Moriseni të dyshuar për “armëmbajtje pa leje” si dhe 21-vjeccari Vitrin Hoxha, 22-vjeccari Franko Bobja dhe 31-vjeccari Vionis Poka, të dyshuar për “moskallëzimi i krimit”. Dy të parët u kapën nga policia duke poseduar dy armë zjarri pistoletë, njëra prej të cilave me silenciator ndërsa tre të tjerët i shoqëronin ata. Pavarësisht se fillimisht u dyshua se ata mund të kryenin ndonjë ngjarje kriminale, këto dyshime kanë rënë pasi policia nuk u gjeti atyre as maska, as doreza, as lëndë djegëse, ndërkohë që...
Burimi:
sot.com.al