VIDEO/ Kalaja: Rasti i Rinasit është një grabitje territoriale, po krijohet një Tiranë e madhe dhe një Shqipëri e vogël

VIDEO/ Kalaja: Rasti i Rinasit është një grabitje territoriale, po krijohet një Tiranë e madhe dhe një Shqipëri e vogël

Kryetari i Partisë Demokratike në Krujë, Aulon Kalaja ka kundërshtuar fort ndryshimet e propozuara territoriale që prekin zonën e Rinasit, duke akuzuar qeverinë se po ndërmerr një reformë të diktuar nga interesat ekonomike dhe jo nga nevojat e qytetarëve. I ftuar në emisionin ‘Edicioni i Pasdites’ në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca, Kalaja deklaroi se banorët e Rinasit nuk janë konsultuar dhe se vendimi për kalimin e zonës nga Bashkia e Krujës drejt Bashkisë së Tiranës është marrë pa transparencë. Sipas tij, pas ndryshimit territorial nuk fshihen interesa administrative, por interesa ekonomike që lidhen me aeroportin, tokat përreth tij dhe projektet e zhvillimit në atë zonë. Kalaja kritikoi edhe argumentin e qeverisë se Rinasit do të menaxhohej më mirë nga Tirana, duke e cilësuar...