VIDEO/ Aksident pranë tunelit në rrugën Kardhiq-Delvinë, përplasen dy automjete
Një aksident automobilistik është regjistruar të enjten në rrugën Kardhiq-Delvinë. Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites, pranë tunelit të Skërficës ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Sipas informacioneve paraprake, fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Në vendngjarje kanë shkuar efektivët e policisë, të cilët po kryejnë veprimet procedurale ndërsa vazhdojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Burimi:
syri.net