Misteri i vdekjes së Xhuana Nikollajt/ AMP nis hetim ndaj Komisariatit nr.2: Dyshime për…

Misteri i vdekjes së Xhuana Nikollajt/ AMP nis hetim ndaj Komisariatit nr.2: Dyshime për…

Dy muaj e gjysmë pas ngjarjes tragjike ku 25-vjeçarja Xhuana Nikollaj u vetëflijua në një banesë në Tiranë, detaje të reja po hedhin dritë mbi një rast të mbuluar me mister dhe dyshime të forta për neglizhencë institucionale. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka nisur hetime ndaj efektivëve të Komisariatit nr.2 në Tiranë, për mënyrën se si janë kryer veprimet hetimore dhe për dyshimet se ngjarja nuk është zbardhur plotësisht. Burime konfidenciale bëjnë me dije se telefoni i viktimës ende nuk është këqyrur plotësisht, ndërsa telefoni i shoqes së saj nuk është sekuestruar fare. Familjarët ngrenë pikëpyetje serioze edhe për kontrollin e parë të policisë në banesë, ku nuk u gjet fostoksina që më pas u zbulua nga vetë të afërmit. Ndërkohë, autopsia ka evidentuar...