Aksident tragjik në Fier, humb jetën 37-vjeçari (EMRI)
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është shënuar mesditën e sotme në aksin Fier–Darëzezë, pranë fshatit Levan. Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal, ndërsa për pasojë ka humbur jetën Gledis Çala, 37 vjeç. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe automjeti zjarrfikës, të cilët po punojnë për nxjerrjen e mjetit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Për nxjerrjen e trupit kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, pasi automjeti tip “Renault Megane” ka pësuar dëmtime të shumta. Dyshohet se aksidenti ka ndodhur disa orë më parë, derisa është pikasur nga kalimtarë të rastit. NJOFTIMI I POLICISË Në aksin rrugor “Fier–Darëzezë”, shtetasi G. Ç., 37 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur...
Burimi:
javanews.al