Netanyahu: Izraeli kontrollon 60% të Gazës, synojmë ta zgjerojmë në 70%

Netanyahu: Izraeli kontrollon 60% të Gazës, synojmë ta zgjerojmë në 70%

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka pranuar se Izraeli aktualisht kontrollon 60 për qind të Rripit të Gazës dhe ka sinjalizuar plane për ta zgjeruar këtë kontroll në 70 për qind. “Aktualisht kontrollojmë 60 për qind të Rripit të Gazës dhe udhëzimet e mia janë të ecim drejt kontrollit të 70 për qind”, tha Netanyahu gjatë një seminari në Luginën e Jordanit. Sipas transmetuesit izraelit Channel 12, ai nuk dha detaje se si do të zbatoheshin këto plane. Në tetor të vitit të kaluar, ushtria izraelite njoftoi se kontrollonte 53 për qind të Rripit të Gazës pas ri-pozicionimit në të ashtuquajturën “vija e verdhë”, sipas fazës së parë të planit të presidentit amerikan, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës në Gaza. Marrëveshja parashikonte tërheqje të...