PD mbron votën e qytetarëve’/ Ina Zhupa: Rikthyem mandatin e këshilltares Edlira Gjidede në Sarandë
PD mbron votën e qytetarëve’/ Ina Zhupa: Rikthyem mandatin e këshilltares Edlira Gjidede në Sarandë Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar përmes një video-deklarate lidhur me rikthimin e mandatit të këshilltares bashkiake të Sarandës, Edlira Gjidede, pas një beteje ligjore në Gjykatën Administrative të Lushnjës. Sipas Zhupës, mandati i Gjidede ishte hequr në mënyrë të padrejtë nga Këshilli Bashkiak i Sarandës, pavarësisht se institucionet shtetërore kishin konfirmuar se nuk ekzistonte asnjë papajtueshmëri apo konflikt interesi. Në deklaratën e saj, deputetja demokrate tha se beteja nisi në tetor të vitit 2024, kur Këshilli Bashkiak votoi për heqjen e mandatit të këshilltares, me argumentin se ajo ushtronte detyrën e edukatores në kopshtet e Sarandës, ndërsa mbante edhe mandatin si këshilltare bashkiake. Zhupa theksoi se Partia...
Burimi:
sot.com.al