‘Ndërkombëtarët me dy standarde’, Burimi: Drejtësia s’i sheh lidhjet e Ramës me mediat e incineratorët

‘Ndërkombëtarët me dy standarde’, Burimi: Drejtësia s’i sheh lidhjet e Ramës me mediat e incineratorët

Për analistin Genci Burimi, ndërkombëtaret po luajnë me standarde të dyfishta, teksa mbyllin sytë përpara aferave të kryeministrit Edi Rama. I ftuar në emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv, Burimi tha se drejtësia që është trumbetuar aq shumë nga ndërkombëtarët, është e njëjta e cila nuk i sheh lidhjet kriminale të Ramës me median dhe incineratorët. Sipas analistit, pavarësisht mbështetjes që ndërkombëtarët i kanë dhënë drejtësisë së re, është e njëjta e cila përulet përpara urdhrave të kryeministrit. Është qeveria, është drejtësia. Sepse kur ajo qeveri ty të financon ata që financojnë mediat, duke ndarë inceneratorin, kështu bëhet drejtësia. Kjo drejtësi do shkojë të krijojë lidhjen midis Sali Berishës ish-kryeministër nëse ka bërë VKM , dhe kjo drejtësi s'kërkon lidhjet midis qeverisë me VKM-ra me...