Rishikimi i arrestit me burg, 82% e shqiptarëve mbështesin Gjykatën e Lartë

Rishikimi i arrestit me burg, 82% e shqiptarëve mbështesin Gjykatën e Lartë

Vendimi i Kolegjeve të Bashkuara, i marrë në unanimitet parashikon se kufizimi më i rëndë i lirisë personale, masa e arrestit në burg, duhet të merret pasi më parë të jenë shqyrtuar realisht masat e tjera alternative. Po ashtu, kërkohet arsyetim rast pas rasti për personin e përfshirë dhe që të jetë prokuroria ajo që të ketë barrën e provës për të justifikuar nevojën e masës ekstreme. “Rastisi që kur po bënim anketimin në terren Gjykata e Lartë ishte afër vendimit për të unifikuar kriteret për paraburgimin. Pa e dhënë vendimin gjykata, ishin pro atij vendimi që eventualisht gjykata mori. Këtu kemi një duartrokitje të fortë të publikut ndaj Gjykatës së Lartë, me 82% mbështetje”, thotë Eduard Zaloshnja, autor i raportit. SPAK, vijon të gëzoj një mbështetje të...