Veliaj ankimon vendimin e ILD për prokurorin Ols Dado, kërkon nisjen e hetimit disiplinor

Veliaj ankimon vendimin e ILD për prokurorin Ols Dado, kërkon nisjen e hetimit disiplinor

Erion Veliaj ka ankimuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë vendimin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për arkivimin e ankesave ndaj prokurorit të SPAK, Ols Dado, duke kërkuar “shfuqizimin e vendimit dhe fillimin e hetimit disiplinor”. Sipas ankimit, ILD ka zbatuar standardin e gabuar ligjor: në vend që të vlerësonte nëse ekzistonte “dyshim i arsyeshëm për fillimin e hetimit”, i ka kërkuar praktikisht Veliajt të provojë që në këtë fazë përgjegjësinë përfundimtare të prokurorit. Në qendër të çështjes është “konflikti i interesit i Ols Dados”. Ai rezulton i lidhur si bashkëpronar/përfitues me një zhvillim ndërtimor të miratuar nga Bashkia Tiranë, ka pranuar komunikimin me Kryetarin e Bashkisë në periudhën përkatëse dhe më pas është bërë pjesë e grupit që hetoi Veliajn. Ankuesi argumenton se...