Trump njofton dërgimin e 5000 trupave në Poloni, Europa ende e paqartë për praninë ushtarake amerikane

Trump njofton dërgimin e 5000 trupave në Poloni, Europa ende e paqartë për praninë ushtarake amerikane

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë 5,000 trupa shtesë në Poloni, duke krijuar konfuzion mbi strategjinë ushtarake amerikane në Europë pas vendimeve të fundit për reduktimin e forcave në kontinent. Njoftimi vjen vetëm një javë pasi Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, anuloi rotacionin e planifikuar të një brigade luftarake amerikane që pritej të vendosej në Poloni dhe vende të tjera të Europës Lindore. Vendimi ishte interpretuar si pjesë e politikës së administratës Trump për të ulur praninë ushtarake amerikane në Europë dhe për të ushtruar presion mbi aleatët europianë të NATO-s. Trump e lidhi vendimin për Poloninë me marrëdhënien e tij të ngushtë me presidentin polak Karol Nawrocki, duke deklaruar se vendosja e trupave bëhet “bazuar në zgjedhjen...