Sherr në burgun e Vlorës/ Dhunohet rëndë brenda qelisë, biznesmeni i ndërtimit, Eduard Alikaj

Sherr në burgun e Vlorës/ Dhunohet rëndë brenda qelisë, biznesmeni i ndërtimit, Eduard Alikaj

Është dhunuar keq në paraburgimin e Vlorës, Eduard Alikaj, pronari i kompanisë “Edal-Vlora Construction”, i cili mbahet në burg si pasojë e vjedhjeve të disa makinerive me vlerë të konsiderueshme në shtetin Italian. Konflikti i dhunshëm që përfundoi me dëmtime të rënda për Eduard Alikaj, është rregjistruar rreth orës 15:35 të mesditës së sotme në katin e dytë të paraburgimit të Vlorës. Sipas burimeve, në katin e dytë të “Godinës A”, ka ndodhur një përplasje mes të paraburgosurve Ardit Koçi, Amarildo Toshkollari, Marsido Alushi dhe Beqir Selami, janë futur në dhomën Nr. 11 ku ndodhej i paraburgosuri Eduard Alikaj, të cilin kanë filluar ta godasin fizikisht. Në këtë konflikt ka marë pjesë dhe Bebeto Basha, i arrestuar për shpërndarje droge. Dyshohet se Basha, ka qënë...