Aksident me vdekje në Lezhë/ Makina përplas motorin, humb jetën 36-vjeçari
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë–Rrilë, ku një automjet është përplasur me një motomjet. Siç bën me dije korrespondentja e Top Channel, Brixhilda Dede, si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit, 36 vjeç ka humbur jetën në vendngjarje. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Njoftimi i policisë: Rreth orës 21:10, në aksin rrugor Lezhë–Kryqëzimi i Rrilës, automjeti me drejtues shtetasin M. P., 23 vjeç, banues në Lezhë, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin P. M., 36 vjeç, banues në fshatin Barbulloj, Lezhë. Si pasojë e aksidentit, shtetasi P. M., ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit, shtetasi M. P., është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme...
Burimi:
top-channel.tv