Skandali i spiunazhit trondit Maqedoninë e Veriut, opozita akuzon zëvëndëskryeministrin për lidhje me shërbime…

Skandali i spiunazhit trondit Maqedoninë e Veriut, opozita akuzon zëvëndëskryeministrin për lidhje me shërbime…

Akuza të forta politike kanë tronditur Maqedoninë e Veriut, ku opozita ka ngritur pretendime për rrjedhje të informacioneve të ndjeshme shtetërore dhe lidhje të mundshme me shërbime të huaja inteligjente. Lideri i opozitës, Venko Filipče i partisë SDSM, ka akuzuar zëvendëskryeministrin Ivan Stoilković se ka lidhje me shërbimet e inteligjencës serbe, të lidhura me qeverinë e presidentit serb Aleksandar Vučić. Sipas tij, skandali lidhet me rrjedhje të mundshme të informacioneve të sigurisë nga institucionet shtetërore, përfshirë edhe zyrën e presidentes Gordana Siljanovska-Davkova dhe anëtarë të qeverisë aktuale, shkruan BGNES. Filipče deklaroi se bëhet fjalë për një çështje shumë serioze, e cila sipas tij duhet të hetohet deri në fund, veçanërisht nëse informacionet e ndjeshme kanë dalë nga një vend anëtar i NATO-s. Ai akuzoi gjithashtu...