Zjarrfikësit në betejë me flakët, shuhet pas 8 orësh zjarri në Gjirokastër, vihet nën kontroll edhe vatra në Palasë
Një zjarr i madh ra pak para mesnatës në zonën mes fshatrave Asim Zeneli dhe Saraqinisht, në Bashkinë e Gjirokastrës. Flakët përfshinë një sipërfaqe të konsiderueshme me barishte dhe shkurre, ndërsa terreni i vështirë dhe bimësia e dendur e bënë ndërhyrjen të vështirë. Në operacion u angazhuan të gjitha forcat e MZSH Gjirokastër, zjarrfikës nga bashkitë fqinje dhe forcat vullnetare të Bashkisë Gjirokastër. Pas rreth tetë orësh përpjekjesh, zjarri u izolua dhe u fik plotësisht. Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, pasi flakët ishin shpërndarë në katër vatra të ndryshme. Organet ligjzbatuese kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ndërkohë, një vatër zjarri ka rënë pas mesnate edhe në zonën e Palasës, pak pasi kalohet tuneli i Llogarasë, duke alarmuar banorët dhe pushuesit e...
Burimi:
sot.com.al