Haxhiu thërret krerët e partive politike, në tryezë përgatitjet e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës
Procesi për ngritjen e institucioneve të reja në Kosovë nis sot me takimin që Albulena Haxhiu ka thirrur me drejtuesit e partive që fituan mandate në zgjedhjet e 7 qershorit. Takimi do të mbahet në orën 11:00 dhe ka për qëllim përgatitjen e seancës konstituive të Kuvendit, e cila është caktuar për më 6 gusht. Javën e ardhshme pritet të formohet fillimisht Komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve. Më pas deputetët do të duhet të bëjnë betimin, ndërsa në vijim pritet të zgjidhen kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit. Haxhiu e caktoi seancën konstituive më 6 gusht, vetëm një ditë para skadimit të afatit ligjor prej 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve. Ajo ka sqaruar se nuk e thirri...
Burimi:
sot.com.al