Forcat operacionale kontroll në burgun e Peqinit/ Gjenden katër telefona celularë, ja kujt i përkisnin

Forcat operacionale kontroll në burgun e Peqinit/ Gjenden katër telefona celularë, ja kujt i përkisnin

Forcat operacionale të burgjeve kanë zhvilluar kontrolle në burgun e Peqinit. Sipas burimeve për gazetaren Anila Hoxha, kontrolli ka përfunduar dhe janë gjetur katër telefona celularë. Ato dyshohet se i përkisnin Gazmend Brakës, i njohur si ‘Gaxhai’ dhe Bledar Selmanajt, ky i fundit i akuzuar për vrasjen e Xhuljano Bullari. Autoritetet po vijojnë kontrollet për të zbuluar mënyrën se si telefonat janë futur brenda institucionit të vuajtjes së dënimit. Top Channel