Trabzonspor fiton Kupën e Turqisë, numri 10-të i Muçit për trofeun e 10-të
Tabzonspor me Ernest Muçin titullar fiton Kupën e Turqisë 2025/2026. Në Antalia ekipi i shqiptarit nga Tirana mundi në finale 2-1 Antaliaspor në radhët e të cilit u aktivizua shqiptari Maqedonisë së Veriut Enis Bardhi. Ky i fundit humbi një penallti teksa shifrat ishin 1-1. Në fund, Trabzonspor arriti të fitojë një penallti të cilën Onuaçun pasi kishte realizuar në të 18′ filanizoi saktë për 2-1 final. Golin për ekipin nga Konia e shënoi Muleka në të 50′. Ky ishte suksesi i madh i Muçit në kampionatin turk. Më herët sulmuesi kishte zyrtarizuar kontratën e re me Trabzonspor teksa pak ditë më parë bleu definitvisht kartonine tij nga Beshiktash. Post navigation
Burimi:
sportiim.al