Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv – s’ka shtetësi amerikane përmes lindjes së fëmijëve

Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv – s’ka shtetësi amerikane përmes lindjes së fëmijëve

Presidenti amerikan, Donald Trump po përpiqet sërish të kufizojë dhënien e shtetësisë sipas lindjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), vetëm disa javë pasi Gjykata Supreme hodhi poshtë përpjekjen e tij të mëparshme për ta shfuqizuar këtë të drejtë. Trump dje nënshkroi dy urdhra ekzekutivë, përfshirë një që zgjeron kategoritë e personave joqytetarë, fëmijët e të cilëve nuk do të kenë të drejtë të marrin shtetësi amerikane në bazë të lindjes. Urdhri i dytë ndalon të ashtuquajturin “turizëm të lindjes”, praktikë në të cilën gratë shtatzëna udhëtojnë në SHBA për të lindur, me qëllim që foshnjat e tyre të fitojnë shtetësinë amerikane, shkruan bbc. “Kjo duhej të kishte ndodhur shumë vite më parë, por tani po merremi me këtë çështje”, deklaroi Trump, duke kritikuar...