Aleanca që trondit Lindjen e Mesme/ Turqia, Arabia Saudite dhe Pakistani bashkojnë ushtritë

Aleanca që trondit Lindjen e Mesme/ Turqia, Arabia Saudite dhe Pakistani bashkojnë ushtritë

Turqia, Arabia Saudite dhe Pakistani pritet të firmosin një marrëveshje të përbashkët në fushën e mbrojtjes, në një zhvillim që mund të ndikojë në ekuilibrat e sigurisë në Lindjen e Mesme. Marrëveshja pritet të nënshkruhet gjatë samitit trepalësh që zhvillohet këtë të premte në Riad. Sipas agjencisë Reuters, e cila citon dy burime rajonale me njohuri të drejtpërdrejta mbi takimin, pakti i ri do të jetë pjesë e diskutimeve mes tre vendeve për forcimin e bashkëpunimit ushtarak dhe koordinimin në çështjet e sigurisë. Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan do të zhvillojë një vizitë njëditore në Arabinë Saudite, ku pritet të takohet me Princin e Kurorës Mohammed bin Salman dhe kryeministrin pakistanez Shehbaz Sharif. Sipas kreut të Komunikimit të Presidencës turke, Burhanettin Duran, në fokus të...