Trump i kërkon Netanyahut të tërheqë trupat izraelite nga Siria dhe Libani
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka kërkuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të tërheqë trupat izraelite nga Siria dhe Libani. Lajmi është publikuar nga media amerikane Axios, e cila citon burime amerikane dhe izraelite. Sipas raportimit, kërkesa vjen në një moment kur Netanyahu ndodhet vetëm tre muaj larg zgjedhjeve, të cilat konsiderohen vendimtare për të ardhmen e tij politike. Në këto rrethana, Axios vlerëson se është pak e mundshme që ai të pranojë një tërheqje të konsiderueshme të forcave izraelite nga zonat që Izraeli kontrollon në Sirinë jugore ose të miratojë ndryshime të tjera në praninë ushtarake në Liban. Megjithatë, ndërhyrja e Trump ka shtuar presionin ndaj qeverisë izraelite. Forcat e Armatosura të Izraelit vijojnë të kontrollojnë zona në Libanin jugor dhe Sirinë...
Burimi:
syri.net