Trump kërcënon Iranin: Do godasim urat dhe termocentralet nëse nuk i riktheheni negociatave

Trump kërcënon Iranin: Do godasim urat dhe termocentralet nëse nuk i riktheheni negociatave

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara mund të godasin urat dhe termocentralet e Iranit javën e ardhshme nëse Teherani nuk rikthehet në tryezën e bisedimeve. “Javën e ardhshme bëhet shumë keq për ta. Do t’i shkatërrojmë termocentralet dhe urat e tyre nëse nuk negociojnë”, tha Trump. Deklaratat vijnë në një kohë kur përplasjet mes SHBA-së dhe Iranit kanë hyrë në ditën e katërt, ndërsa tensionet në Ngushticën e Hormuzit vazhdojnë të rriten. SHBA ka rifilluar bllokadën e porteve iraniane dhe ka ndërmarrë sulme të reja kundër objektivave që, sipas Pentagonit, lidhen me sulmet ndaj anijeve tregtare. Nga ana tjetër, Irani ka goditur objektiva ushtarake amerikane në Bahrein dhe Jordani, si dhe ka marrë përgjegjësinë për sulmet ndaj dy cisternave të...