‘Serbia nuk e ka braktisur ideologjinë e spastrimit etnik’, Zhulali: Heshtja e Ramës, e papranueshme

‘Serbia nuk e ka braktisur ideologjinë e spastrimit etnik’, Zhulali: Heshtja e Ramës, e papranueshme

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Ilda Zhulali, ka reaguar përmes një postimi në Facebook ndaj deklaratës së një ministreje serbe për shqiptarët, duke e cilësuar atë si dëshmi se, sipas saj, Serbia zyrtare nuk e ka braktisur kurrë ideologjinë e spastrimit etnik. Në reagimin e saj, Zhulali kritikon edhe mungesën e një qëndrimi të fortë nga qeveria shqiptare, ndërsa i bën thirrje Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme që të ndërmarrë hapa konkretë diplomatikë ndaj Beogradit, përfshirë thirrjen e ambasadorit serb për demarsh politik, kërkesën për shkarkimin e ministres dhe koordinimin me Kosovën në forumet ndërkombëtare. Postimi i plotë: Deklarata e ministres serbe për “spastrim etnik” të shqiptarëve është dëshmi e një ideologjie që Serbia zyrtare mesa duket s’e ka braktisur kurrë në...