Gazetari: Për një vend pune si mësues paguhen deri në 10 mijë euro
Gazetari Bledian Koka ngriti akuza të forta ndaj gjendjes së sistemit arsimor në Shqipëri, duke e cilësuar atë në një krizë të thellë edhe për mënyrën e rekrutimit të mësuesve. I ftuar në emisionin 'Now', Koka tha se të dhënat e raporteve ndërkombëtare tregojnë një përkeqësim të nivelit të arsimit në vend. Ai deklaroi se shumat e kërkuara variojnë nga 5 mijë deri në 10 mijë euro, në varësi të zonës ku kërkohet punësimi, duke shtuar se në Tiranë kostoja është më e lartë. Koka: Po sikur të kishte një verifikim real në Shqipëri të asaj që ndodh sot, ajo portali i famshëm ku që rekruton mësuesit lart e poshtë nëpër Shqipëri është thjesht një farsë e madhe, sepse shumica e mësuesve që duhet të...
Burimi:
syri.net