Albanian Night, një destinacion i preferuar për turistët në zemër të Tiranës

Albanian Night, një destinacion i preferuar për turistët në zemër të Tiranës

Qendra Kulturore “Albanian Night”, në zemër të Tiranës, është kthyer në një prej destinacioneve të preferuara për turistët që duan të njihen me traditat dhe trashëgiminë kulturore shqiptare. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga mbrëmjet e zhvilluara në “Albanian Night”, ku turistët shijojnë performanca artistike, muzikë dhe elemente të traditës shqiptare. Turistët me veshje tradicionale shqiptare,  vlerësojnë atmosferën, performancat dhe përvojën e ofruar në qendrën kulturore. “Albanian Night” është një hapësirë kulturore me më shumë se 2500 metra katrorë, e cila mbledh në një ambient të vetëm elemente të trashëgimisë kulturore nga trevat shqiptare. Qendra u krijon mundësi artistëve dhe artizanëve shqiptarë të prezantojnë punën, traditat dhe krijimtarinë e tyre përpara vizitorëve vendas dhe të huaj. “Albanian Night” mbështetet nga Qeveria...