Mbyllet protesta e 45-të për dorëheqjen e Ramës, qytetarët thirrje nga Bulevardi: Ju erdhi fundi!
Shqipëria mbajti sot ditën e 45-të të protestave qytetare, ndërsa organizatorët kanë bërë të qartë se revolta nuk do të ndalet, pavarësisht temperaturave të larta apo sezonit turistik. Edhe këtë mbrëmje qytetarët u mblodhen para Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e sistemit politik. Pasi marshuan në disa rrugë të Tiranës, duke lëshuar thirrje kundër qeverisë dhe opozitës, protestuesit u mblodhën sërish te Kryeministria dhe më pas u shpërndanë. Në protestë dominuan sërish thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, “Revolucion” dhe “Shqipëri e re”, ndërsa në podium u ngjitën aktivistë, përfaqësues të diasporës dhe qytetarë të cilët kërkuan vazhdimin e qëndresës deri në realizimin e kërkesave të protestës. Ajo që nisi si një reagim kundër projektit në Zvërnec është shndërruar...
Burimi:
sot.com.al