Mblidhet sot Këshilli Kombëtar i PD-së, priten EMRA të rinj dhe lëvizje të forta në strukturat drejtuese
pd-selia blu TIRANË- Partia Demokratike do të mbledhë këtë të mërkurë Këshillin Kombëtar, ku pritet të miratohen emrat e ekipit të ri drejtues të forcës më të madhe të opozitës. Sipas njoftimit zyrtar të PD-së, mbledhja do të nisë në orën 18:00 dhe në rendin e ditës janë përfshirë zgjedhja e Sekretarit të Përgjithshëm, nënkryetarëve të partisë, Sekretariatit të PD-së, si edhe e Komisionit të Apelimit. Vendimet që do të merren nga Këshilli Kombëtar pritet të përcaktojnë strukturën kryesore drejtuese të Partisë Demokratike për periudhën në vijim. Njoftimi i PD: Të nderuar zonja dhe zotërinj anëtarë dhe anëtare të Këshillit Kombëtar! Së pari, ju falenderoj dhe njëherë bashkarisht për mbështetjen dhe ju shpreh mirënjohjen, respektin dhe përkushtimin tim absolut për punën tonë të përbashkët, që uroj...
Burimi:
zeri.ai