Tragjedi në Spanjë, 3 adoleshentë humbin jetën pasi mbetën të bllokuar në një zonë shkëmbore pranë bregdetit
Ka humbur jetën edhe adoleshenti i tretë që po trajtohej në gjendje kritike pas ngjarjes tragjike të ndodhur në plazhin L’Arrabassada të Tarragonës, në verilindje të Spanjës. Me vdekjen e tij, numri i viktimave ka shkuar në tre, pasi të tre të miturit që mbetën të bllokuar në një zonë shkëmbore pranë bregdetit nuk arritën t’u mbijetonin plagëve të marra. Ngjarja ndodhi të premten e kaluar, kur një grup të rinjsh po notonin në zonën Cova del Gos, mes plazheve L’Arrabassada dhe El Miracle. Sipas autoriteteve, tre prej të rinjve arritën të ktheheshin vetë në breg, ndërsa tre të tjerët kishin nevojë për ndërhyrjen e menjëhershme të ekipeve të shpëtimit. Një 12-vjeçar humbi jetën ditën e ngjarjes, pavarësisht përpjekjeve të shpëtimtarëve për ta reanimuar. Dy...
Burimi:
vizionplus.tv