“Trump është njeri i paqes”, bisedimet në Zvicër, kryeministri i Pakistanit: Irani e menaxhoi krizën me dinjitet
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif ka shprehur optimizëm për rolin e diplomacisë në uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme, duke bërë komente pozitive si për Iranin ashtu edhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Duke folur para gazetarëve në Bürgenstock, ku po zhvillohen takime dhe diskutime të rëndësishme mbi situatën në rajon, Sharif theksoi se dialogu dhe bashkëpunimi mbeten rruga më e mirë për të shmangur përshkallëzimin e krizave. Kryeministri pakistanez vlerësoi veçanërisht qasjen e udhëheqjes iraniane gjatë tensioneve të fundit, duke argumentuar se Teherani ka treguar përgjegjësi dhe vetëpërmbajtje në një periudhë sfiduese për sigurinë rajonale. “Udhëheqja e Iranit e ka trajtuar të gjithë këtë krizë me dinjitet dhe me qëllim qetësimin e situatës”, deklaroi Sharif. Ai rezervoi vlerësime pozitive edhe për presidentin...
Burimi:
vizionplus.tv