“Mund të ndryshojë Lindjen e Mesme”, përfundon raundi i parë i bisedimeve SHBA–Iran
Raundi i parë i bisedimeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit është zhvilluar në Bürgenstock të Zvicrës dhe ka zgjatur rreth 1 orë e 20 minuta, raportojnë mediat e huaja. Sipas këtyre raportimeve, pas përfundimit të takimit, delegacionet e të dy vendeve janë tërhequr për diskutime të brendshme lidhur me ecurinë e procesit dhe situatën aktuale. Ndërkohë, në deklarata publike, zyrtarë amerikanë kanë theksuar rëndësinë e dialogut diplomatik për uljen e tensioneve në rajon. Zëvendëspresidenti i SHBA-së, J.D. Vance, është shprehur optimist se negociatat mund të sjellin ndryshime të rëndësishme në Lindjen e Mesme, duke nënvizuar se procesi po zhvillohet me autorizimin e presidentit amerikan. Sipas tij, presidenti Donald Trump i ka dhënë delegacionit amerikan një mandat të qartë për të ndjekur zgjidhje diplomatike për...
Burimi:
opinion.al