Marshimi i protestuesve/ Nga Parlamenti te Qyteti Studenti, tashmë protestuesit drejt Kryeministrisë
Me thirrjet “Rama jep dorëheqjen”, qindra qytetarë vijojnë protestën e tyre në kryeqytet, në atë që shënon ditën e 22-të të mobilizimit qytetar kundër qeverisë. Pas disa orësh tubimi dhe fjalimesh në bulevardin kryesor të Tiranës, protestuesit nisën marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit, duke zgjedhur edhe këtë herë një itinerar të ndryshëm nga protestat e mëparshme. Fillimisht, ndonëse ishte paralajmëruar një lëvizje drejt sheshit “Nënë Tereza”, marshimi ndryshoi drejtim dhe u zhvendos në zonën e Toptanit, ku protestuesit u ndalën përpara godinës së Parlamentit. Aty u dëgjuan thirrje të forta kundër qeverisë dhe kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa pjesëmarrësit akuzuan mazhorancën për lidhje me krimin dhe e cilësuan Kuvendin si “Parlament i krimit”. Më pas, turma vijoi marshimin drejt Qytetit Studenti, një...
Burimi:
syri.net