Berisha dënon grisjen e flamurit të Izraelit gjatë protestës në Tiranë: Autori të ndëshkohet
Partia Demokratike ka reaguar pas incidentit të ndodhur gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, ku u gris flamuri i Izraelit i vendosur në ambientet e Ambasadës së këtij vendi. Në një deklaratë zyrtare, PD e dënon ashpër ngjarjen, duke e cilësuar atë si një akt kriminal, ekstremist dhe antisemit, që bie ndesh me marrëdhëniet tradicionale të miqësisë mes Shqipërisë dhe Izraelit. “Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe grisjen e flamurit të Izraelit të ngritur në ambasadën e këtij vendi si një akt kriminal ekstremist, antisemit, që bie ndesh me ndjenjat dhe lidhjet tradicionale që bashkojnë dy kombet dhe dy vendet tona dhe kërkon ndëshkimin e merituar ligjor të autorit”, thekson PD në njoftimin e shpërndarë nga Sali Berisha. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv