Tragjedi në një shpellë nënujore në Maldive! Humbin jetën 5 italianë, nëna me vajzën 23-vjeçare, dy studentë dhe një zhytës

Tragjedi në një shpellë nënujore në Maldive! Humbin jetën 5 italianë, nëna me vajzën 23-vjeçare, dy studentë dhe një zhytës

Pesë persona, shtetas italianë, kanë humbur jetën gjatë një zhytjeje në një shpellë nënujore në Maldive. Viktimat ndodheshin në një thellësi prej rreth 50 metrash, në një shpellë që shtrihet më shumë se 200 metra nën ujë. Sipas mediave italiane, deri më tani është nxjerrë vetëm një trup, ndërsa katër të tjerët dyshohet se kanë mbetur të bllokuar në një pjesë tjetër të shpellës. Operacioni i kërkim-shpëtimit po vështirësohet nga moti i keq në zonë. Mes viktimave janë profesorja e Ekologjisë në Universitetin e Xhenovës, 51-vjeçarja Monika Montefalcone, vajza e saj 23-vjeçare Giorgia Somacal, dy studentët e saj Federico Gualtieri, 30 vjeç dhe Muriel Odenino, 31 vjeçe, si edhe instruktori i zhytjes Gianluca Benedetti. Hetimet paraprake përqendrohen te disa pista, përfshirë probleme të mundshme me...