“Vetëm unë mund t’iu shëroj nga shpirtrat e këqinj”, imami në Londër dënohet me burgim të përjetshëm, p*rdhunoi vajza 12-vjeçare

“Vetëm unë mund t’iu shëroj nga shpirtrat e këqinj”, imami në Londër dënohet me burgim të përjetshëm, p*rdhunoi vajza 12-vjeçare

Një ish-imam në Londrën Lindore është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi u shpall fajtor për një seri përdhunimesh dhe abuzimesh seksuale ndaj grave dhe vajzave, ku viktima më e vogël ishte vetëm 12 vjeçe. 54-vjeçari Abdul Halim Khan u përshkrua nga gjykata si një person “dinak” dhe “manipulues”, i cili shfrytëzoi pozitën dhe autoritetin e tij fetar për të abuzuar me shtatë viktima nga komuniteti mysliman në periudhën 2005–2014. Në muajin shkurt, Khan u shpall fajtor për 21 akuza, përfshirë përdhunim, sulm seksual dhe krime seksuale ndaj të miturve. Sulmet ndodhën në apartamente dhe vende të izoluara ku ai i çonte viktimat, duke përdorur fenë dhe frikën si mjet kontrolli. Gjatë dhënies së vendimit, gjyqtari Leslie Cuthbert deklaroi se Khan kishte “shtrembëruar me vetëdije...