Pas Gjermanisë e ‘pëson’ edhe Polonia, Pentagoni ngrin vendosjen e 4000 trupave amerikanë në vend

Pas Gjermanisë e ‘pëson’ edhe Polonia, Pentagoni ngrin vendosjen e 4000 trupave amerikanë në vend

Pentagoni ka anuluar planet për të vendosur përkohësisht 4,000 trupa amerikane në Poloni, thanë dy zyrtarë amerikanë për Reuters, në një veprim të papritur që ngre pyetje në lidhje me shkurtimet e afërta të trupave amerikanë nga Presidenti Donald Trump në Evropë. Një zëdhënës i Pentagonit nuk pranoi të komentojë për Reuters, ndërsa një senator amerikan tha se Kongresi nuk ishte informuar ende zyrtarisht për vendimin. Nuk ka pasur asnjë koment të menjëhershëm nga administrata. Vendimi, i raportuar për herë të parë nga Army Times, vjen vetëm dy javë pasi Pentagoni njoftoi se po tërhiqte 5,000 trupa nga Gjermania, pjesërisht për shkak të një përçarjeje midis Trump dhe Evropës për shkak të luftës me Iranin. Një zyrtar amerikan, duke folur për Reuters në kushte anonimiteti,...