Kryeministri Rama merr pjesë në Konferencën Lennart Meri 2026 në Estoni! NATO, Ukraina dhe e ardhmja e Evropës në qendër të diskutimeve

Kryeministri Rama merr pjesë në Konferencën Lennart Meri 2026 në Estoni! NATO, Ukraina dhe e ardhmja e Evropës në qendër të diskutimeve

Kryeministri Edi Rama, do të zhvillojë sot një vizitë pune në Tallinn, Estoni, me rastin e pjesëmarrjes në Konferencën Lennart Meri 2026, një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare të debatit mbi politikën e jashtme, sigurinë dhe sfidat gjeopolitike globale, e organizuar këtë vit nën moton “Fati i favorizon të guximshmit”. Kryeministri Rama është i ftuar në panelin hapës “Një Urë mbi Ujëra të Trazuara: Kapitulli i Ardhshëm i Bashkëpunimit Transatlantik”, përkrah liderëve dhe përfaqësuesve të lartë euroatlantikë ku diskutimi do të fokusohet në të ardhmen e partneritetit transatlantik, forcimin e shtyllës europiane të NATO-s, sfidat e sigurisë globale dhe rolin e Ukrainës në arkitekturën e re të sigurisë europiane. Në kuadër të vizitës, Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim dypalësh me homologun e...