VIDEO | Avioni “ngulet” në çatinë e një banese, dy të vdekur në SHBA
Dy persona në bordin e një avioni të vogël kanë vdekur, pas përplasjes së tij me një shtëpi në Ohio të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, thanë autoritetet. Aksidenti ndodhi të enjten pasdite në Akron, duke shkaktuar zjarr dhe tym të dendur. Është bërë e ditur se avioni i tipit Piper Cherokee i vitit 1963 ishte nisur nga Aeroporti “Akron Fulton” kur u rrëzua rreth orës 3:45 të pasdites, sipas Patrullës së Autostradave të Shtetit të Ohio. Autoritetet lokale bënë të ditur se banesa e dëmtuar dhe një banesë fqinje u evakuuan, pa raportuar asnjë lëndim te banorët apo tek kalimtarët që po kalonin pranë zonës. Shefi i Zjarrfikësve të Akronit pohoi se çifti dhe dy fëmijët e tyre ndodheshin në shtëpi kur avioni u...
Burimi:
javanews.al