Dyshohet si pjesëtar i grupit kriminal në fushën e narkotikëve, ndalohet shtetasi në kërkim

Dyshohet si pjesëtar i grupit kriminal në fushën e narkotikëve, ndalohet shtetasi në kërkim

Një person i shpallur në kërkim si pjesëtar i grupit kriminal të trafikut të drogës në venet e Bashkimit Evropian është arrestuar nga Policia e Shtetit. Në pranga ra Marcel Liçaj alias Marcel Grembi, ndërsa operacioni u zhvillua nga sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale. Ndaj Liçajt më herët, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi dyshohet se është pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal me veprimtari në fushën e narkotikëve, veprimtari e cila shtrihet edhe në vendet e Bashkimit Evropian. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa policia vijon hetimet për identifikimin...