“Të mos injorohet protesta!” Spiropali publikon mocionin: Dialog kombëtar, reformim i PS-së dhe ndryshim i sistemit zgjedhor

“Të mos injorohet protesta!” Spiropali publikon mocionin: Dialog kombëtar, reformim i PS-së dhe ndryshim i sistemit zgjedhor

rama-spiropali TIRANË- Ish-ministrja dhe deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka bërë publik mocionin që depozitoi paraditen e së enjtes në Asamblenë Kombëtare të PS-së, mbi "Marrëveshjen e Re për Shqipërinë". Në postimin që shoqëron mocionin, Spiropali bën të ditur se dokumenti është "i hapur për të gjithë anëtarët dhe të gjithë qytetarët". Që në hyrje, Spiropali thekson se Shqipëria ndodhet në një moment që kërkon më shumë demokraci, përfaqësim, meritokraci dhe besim te institucionet, duke iu referuar protestave në Tiranë. Sipas Spiropalit, protestat nuk duhet të trajtohen si një zhurmë që duhet injoruar, por si një sinjal për reflektim demokratik. "Prej javësh, në rrugët e Tiranës po shfaqet një energji qytetare që kërkon të përfaqësohet. Një mobilizim politik dhe shoqëror, sidomos nga brezi i...