Shqiptarët paguajnë rreth 100 euro për shërbimet celulare, operatorët dyfishojnë fitimet
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajse 9700 lekë ose afërsisht 99 euro për shërbime të komunikimeve celulare. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), vitin e kaluar shpenzimi mesatar i shqiptarëve për këto shërbime u rrit me afërsisht 6% krahasuar me një vit më parë. Kjo vlerë mbështetet në treguesin e të ardhurave mesatare për përdorues të operatorëve celulare (ARPU) dhe llogaritet si raport i të ardhurave nga shërbimet me pakicë me numrin total të përdoruesve aktivë. Sipas këtij treguesi, shpenzimi mesatar i shqiptarëve për shërbimet celulare u rrit për të pestin vit radhazi. Gjithashtu, shpenzimi mesatar i shqiptarëve për çdo minutë thirrje celulare vitin e kaluar u rrit në 7 lekë për minutë (5.86 lekë/minutë, pa TVSH), në...
Burimi:
syri.net