PS propozon pr.ligjin për turizmin: Pezullohen të gjitha ndërtimet në bregdet gjatë sezonit të verës
Taulant Balla TIRANË-Partia Socialiste ka propozuar një projektligj të ri për turizmin, i cili parashikon pezullimin e të gjitha punimeve të ndërtimit në zonat bregdetare gjatë sezonit veror. Ishte kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i cili nga Kuvendi njoftoi se me anë të këtij projektligji do të garantohet cilësi më e lartë ndaj turistëve në Shqipëri. Balla deklaroi se një tjetër pjesë e projektligjit lidhet me krijimin e një regjistri elektronik të turistëve, ku do të regjistrohen personat që akomodohen në strukturat hoteliere. Taulant Balla: Kemi propozuar që në pr.ligjin për turizmin, të pezullohen punimet e ndërtimit gjatë kohës së sezonit turistik, duke garantuar cilësi më të lartë të ofertës turistike në vendin tonë. Pjesa tjetër ka të bëjë me regjistrin elektronik...
Burimi:
zeri.ai