Trafikonte 4 pistoleta në Sarandë, shihni si arrestohet i riu në tunelin Skërficës: Policia, mos lëviz… (VIDEO)
Një rast i trafikimit të armëve është goditur nga Policia e Shtetit në Sarandë, në kuadër të operacionit të koduar “Mekanizmi”. Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi K. B., 31 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap në flagrancë duke transportuar me automjet 4 armë zjarri (pistoleta). Efektivët e Policisë e bllokuan automjetin brenda tunelit të Skërficës ndërsa gjatë kontrollit, në dyshemenë e mjetit u gjetën të fshehura katër pistoleta, të cilat dyshohet se janë trafikuar në Shqipëri në pjesë dhe më pas janë montuar, me qëllim shitjen te një grup kriminal në Sarandë. Policia sekuestroi katër armët e zjarrit, si dhe automjetin që drejtonte 31-vjeçari. Nga hetimet paraprake dyshohet se armët janë trafikuar në pjesë dhe janë montuar në Shqipëri...
Burimi:
argjiroja.net