PD zgjedh ekipin e ri drejtues, postet kyçe nuk ndryshojnë. Belind Këlliçi mund Luçiano Boçin

PD zgjedh ekipin e ri drejtues, postet kyçe nuk ndryshojnë. Belind Këlliçi mund Luçiano Boçin

Partia Demokratike zgjodhi mbrëmjen e së mërkurës ekipin me të cilin Sali Berisha do të udhëheqë forcën më të madhe të opozitës drejt zgjedhjeve lokale dhe më pas drejt zgjedhjeve parlamentare. “Dua të uroj nga zemra ata që u zgjodhën me votën e lirë të Këshillit Kombëtar të PD. Shqiptarët kanë parë dhe shohin një forcë politike që ka vendosur votën e lirë të saj në themel të ndërtimit dhe funksionimit”, tha Berisha. Slogani i liderit historik të demokratëve, Sali Berisha, në këtë proces zgjedhor ishte ripërtëritje, por megjithatë Berisha vendosi të mos bëjë ndryshime në postet kyçe në parti. Flamur Noka u zgjodh sërish sekretar i përgjithshëm dhe numri 2 i Partisë Demokratike, në një garë të lehtë për Nokën, përballë të cilit u...