Spiropali kokë më kokë me një të dënuar për mashtrim, çfarë fshihet pas këtij takimi?
Elisa Spiropali është fotografuar duke konsumuar kafe me një person që në rrjet identifikohet si Indrit Aliu (Kolleshi), i njohur edhe me emrin David Isaac. Emri i Aliut nuk është i panjohur. Ai është arrestuar në vitin 2023 me akuzën se mashtronte biznesmenë duke u prezantuar si zyrtar i lartë shteteror dhe duke u premtuar tendera në këmbim të shumave të konsiderueshme të parave. Sipas Policisë, ai ishte dënuar edhe me parë për të njëjtën vepër penale. Mediat kanë raportuar se në vitin 2011 u dënua për mashtrim me pasoja të rënda, ndërsa emri i tij është përmendur edhe në skema të tjera mashtrimi. Nuk dihet nëse kafeja ishte për të folur për motin, për cmimin e kafesë apo për ndonjë teme më “interesante”. Ajo...
Burimi:
gijotina.com