Berisha: Ekstremizmi i majtë është rrezik madhor, këto organizata janë sponsorizuar nga Sorosi
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se opozita ka bërë dhjetëra kallëzime për skandalet e qeverisë, por sipas tij ato nuk po hetohen. Duke folur gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, Kryedemokrati akuzoi drejtësinë se funksionon nën ndikimin e Edi Ramës, ndërkohë që përmendi edhe dosjen e Arubës. Berisha u shpreh më tej se pas rënies së komunizmit në shumë vende të botës, përfshirë edhe Shqipërinë, u krijuan organizata të shumta të shoqërisë civile, të cilat Kryedemokrati cilësoi si të orientimit ekstrem të majtë. Sipas tij, këto organizata përbëjnë kërcënim për demokracinë dhe paqen, duke i akuzuar se janë të gatshme të ndërmarrin veprime antikushtetuese dhe antiligjore për motive ideologjike. Pjesë nga bashkëbisedimi me qytetarët: Pyetje: Sekretari i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...
Burimi:
gijotina.com