Policimi i internetit si tregues i shpërfytyrimit final të Edi Ramës!
Nga Belind Këlliçi: Nëse do të ishim vend normal do të kishte hetim për disa biznesmenë, klientë dhe miq të Edi Ramës, të cilët kanë marrë favore nga qeveria, asete dhe prona publike dhe në këmbim sigurojnë vota me para ose me presion, dhe kur bosi ka nevojë blejnë bileta me shumicë e sulmojmë me çdo mjet që munden protestuesit. Po ne jemi në një gjendje aq anormale, sa policia heton njerëzit që bëjnë online komente të papëlqyeshme për këtë soj biznesmenësh. Dhe për të vënë në skenë këtë akt të turpshëm, del vetë Kryepolici i vendit, ai që do të duhej t’i shërbente qytetarëve dhe të ishte garant për ta. Kryepolici shfaqet si kamzhiku i oligarkëve. Padyshim nuk humb kohë Edi Rama të tregojë...
Burimi:
syri.net