Vrasja e Ilir Gjinit në Laç/ Dalin detaje të reja, viktima dhe autori kishin konflikt më herët, sekuestohet një revolver
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e 40-vjeçarit Ilir Gjini, i njohur edhe si Ilir Lika, mbrëmjen e 9 korrikut në Laç. Sipas burimeve hetimore, viktima dhe autori i dyshuar Emiljan Suti kishin pasur një konflikt rreth një muaj më parë, për motive që mësohet se kanë qenë banale. Po ashtu, bëhet me dije se disa muaj më parë Gjinit i kishte ndërruar jetë bashkëshortja, e cila ishte edhe shtatzënë. Mbrëmjen e ngjarjes, dy personat dyshohet se janë parë në qendër të Laçit, ku kanë pasur një debat verbal, ndërsa motivet e konfliktit vijojnë të jenë objekt hetimi. Gjatë kontrolleve pranë vendit të ngjarjes, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar një revolver, i cili është dërguar për ekspertizë balistike. Ekzaminimi do...
Burimi:
syri.net