Përse disa futbollistë kanë një të çarë në këpucët e sportit?

Përse disa futbollistë kanë një të çarë në këpucët e sportit?

Pamja e këpucëve të çara të Pedro Netos gjatë ndeshjes së Portugalisë ndaj Spanjës në Kupën e Botës 2026 ngjalli kureshtje te shumë tifozë. Megjithatë, prerja në pjesën e pasme të këpucëve nuk është as çështje mode dhe as dëmtim i rastësishëm, por një zgjidhje mjekësore për një problem të njohur te sportistët. Sulmuesi portugez është vetëm një nga futbollistët që ka përdorur këtë metodë. Më parë, lojtarë si Daniele De Rossi, Philippe Coutinho, Eljif Elmas dhe Mats Hummels janë parë me këpucë të modifikuara për arsye shëndetësore. Sipas specialistit të kirurgjisë së këmbës, Massimiliano Mosca, këpucët moderne të futbollit kanë një pjesë të pasme shumë të fortë, e cila te disa lojtarë ushtron presion të vazhdueshëm mbi tendinën e Akilit. Ky presion mund të shkaktojë...